Shirat dhe rënia e temperaturës do të jenë karakteristikat e motit sot në të gjithë vendin. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Martë, 13 Mars 2018 priten vransira të pakta, me shira lokale dhe stuhi sporadike në Maqedoninë lindore e në Thrakë, deri në mesditë në ishujt e Egjeut lindor dhe gjatë ditës edhe në rajonet perëndimore. Shira lokale do të ketë në mesditë e pasdite në zonat kontinentale, ndërsa temperatura do të shënojë rënie.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 6 deri në 7 ballë dhe në mëngjes deri në 8 ballë. Gradualisht, era do të fryjë në drejtimin perëndimor e jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë dhe në detin Jon deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 9°C deri në 19°C, ndërsa në Selanik nga 7°C deri në 17°C.