I paqëndrueshëm do të jetë moti sot në shumë rajone të vendit me shira dhe stuhi të forta. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, sot e Enjte – 26 Korrik 2018 – vazhdon moti i paqëndrueshëm, pasi në rajonet kontinentale, Sporades dhe Evvia parashikohen shira lokale dhe stuhi të forta deri në mbrëmje vonë.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut verior e në Dodekanez në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 24°C deri në 30°C dhe në zonat e saj bregdetare do të jetë nga 3°C deri në 4°C më e ulët, ndërsa në Selanik nga 23C deri në 29°C.