Gjuha greke ka fituar tashmë ditën e saj botërore.

9 Shkurti-dita e kujtimit të Dionýsios Solomós
(8 Prill 1798 – 9 Shkurt 1857)-sipas një vendimi të Përbashkët Ministror Nr 17889 nga ministrat e Brendshëm, Punëve të Jashtme dhe Arsimit, Kërkimit dhe Çështjeve Fetare (1384/24/04/2017) u vendos si Dita Botërore e Gjuhës Greke.

Institucionalizimi i kësaj feste ka për qëllim të nxjerrë në pah rolin themelor të gjuhës greke dhe kontributin e saj të rëndësishëm në zhvillimin dhe konsolidimin e Kulturës Evropiane dhe Botërore. Gjuha greke është gjuha që ende pasuron diskursin shkencor ndërkombëtar, është gjuha që zhvilloi dhe formuloi fillimin e shumicës së teorive shkencore, të reflektimeve dhe rrymave filozofike, por edhe të zhanreve letrare, teksteve të rëndësishme teologjike dhe kristiane dhe me një rrugë të gjatë ndër shekuj është bërë si një nga gjuhët më të vjetra dhe më të gjalla të botës.

Siç vë në dukje Profesori i Gjuhësisë Giorgos Babiniótis, «është një gjuhë që flitet pandërprerje për 40 shekuj, është shkruar me të njëjtin shkrim dhe të njëjtin alfabet grek për 28 shekuj, ndërsa për 24 shekuj është shkruar me të njëjtin drejtshkrim».

Iniciativa për festimin e kësaj dite filloi nga një ide dhe një propozim i Federatës së Komuniteteve Greke në Itali.
Në kuadrin e festimit të kësaj dite, këtë vit marrin pjesë shkolla të mesme të përgjithshme nga e gjithë Italia si dhe shkollat e grekëve të Diasporës në mbarë botën.