Kryeministri Aleksi Cipra sot do të ndodhet në Selanik, për të marrë pjesë në Samitin e dytë të Shoqatës së Industrive të Greqisë veriore, në të cilin do të mbajë një fjalim, në orën 20:00 në mbrëmje.

Mesazhi kryesor i këtij Samiti është: «Një industri e fortë dhe Konkurrente, kusht për një model të ri prodhimi».

Kreu i qeverisë do të ketë takime të njëpasnjëshme me kryetarin e Bashkisë së Selanikut, Giánni Butári dhe Prefektin e Maqedonisë Qendrore, Apóstolo Xixikósta.

Fjalimi i sotëm i z.Cipras përkon me procesin e përfundimit të vlerësimit të tretë, kërkimin për investime dhe diskutimin për të ardhmen, pas përfundimit të programit grek.

Rikujtojmë se para disa muajsh u përurua Zyra e kryeministrit në Selanik, pasi rimëkëmbja e ritmit të prodhimit të Greqisë Veriore në tërësi dhe më konkretisht promovimi i identitetit historik, fizionomisë multikulturore, tregtare dhe industriale të Selanikut është në prioritetin e qeverisë.