Kryeministri Aleksis Cipras bën një vizitë në Budapest, për të marrë pjesë në Samitin e 67-të të Zyrës Rajonale të Evropës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që zhvillohet në kryeqytetin hungarez.

Z.Cipras do të mbajë në Samit një fjalim me temë: «Zhvillimi i qëndrueshëm, shëndeti dhe mirëqenia për të gjithë në të gjitha moshat», ku do të paraqesë përpjekjet e reformave në Greqi, lidhur me shërbimet dhe kujdesin shëndetësor primar për të gjithë popullsinë dhe përmirësimin e strukturave të Shëndetit Publik.

Zyra Rajonale e Evropës përfshin 53 vende dhe e ka selinë në Kopenhagë, ndërsa në Budapest zhvillohet Asambleja vjetore e Përgjithshme. Madje, ditët e ardhshme pritet nënshkrimi i një marrëveshje për krijimin e një zyre të OBSH-së dhe në Greqi.

Gjatë qëndrimit në Budapest, z.Cipras do të takohet me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán si dhe me përfaqësues të komunitetit grek në këtë vend të Evropës Qendrore.