Kryeministri Aleksis Tsipras do të shkojë sot në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin dy-ditor të NATO-s.

Çështja kryesore e diskutimit është zhvillimet brenda Aleancës dhe ndarja e roleve për secilën palë. Më pas do të ketë një darkë pune me pjesëmarrjen e të gjithë udhëheqësve.

Të Enjten më 12 Korrik, punimet e Samitit do të vazhdojnë me pjesëmarrjen e kryeministrave të Gjeorgjisë dhe Ukrainës.

Kryeministri grek Aleksis Tsipras më 12 Korrik në mesditë do të ketë një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Nga ana greke, axhenda do të përfshijë zhvillimet për emrin e vendit fqinj si dhe çështjen e dy ushtarakëve grekë, që janë të burgosur në mënyrë të paligjshme në burgun e Adrianoupolis.

Qeveria e Shkupit pritet të marrë një ftesë zyrtare për anëtarësimin e vendit të saj në NATO, por me kushtin që të ketë përfunduar më parë procesi i ndryshimit të emrit. Kjo u theksua dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s,Jens Stoltenberg gjatë informimit që bëri javën e kaluar në Këshillin Evropian në Bruksel, ku shpjegoi se së pari do të përfundojnë të gjitha procedurat nga pala e ish Republikës Jugosllave e Maqedonisë që parashikon Marrëveshja e Prespës dhe pastaj NATO do të dërgojë një ftesë zyrtare në vendin fqinj.