Kryeministri Aleksis Cipras i drejtoi një mesazh popullit grek në lidhje me ndihmën sociale, e cila këtë vit do të jetë 1,4 miliard euro, dy herë më e madhe në krahasim me atë të vitit të kaluar dhe do të jepet për qytetarët që kanë më shumë nevojë.

Nga kjo shumë, 720 milion euro do të shpërndahet në formën e ndihmës së jashtëzakonshme për 3,4 milion njerëz, duke pasur të papunët në prioritet.

Kriteret që do të vendosen janë në bazë të të ardhurave, pasurisë dhe gjëndjes familjare, ndërsa ndihma do të jetë e patatueshme.

Gjithashtu, do të jepet shuma prej 315 milionë euro, për kthimin e mbajtjes së paligjshme të kontributeve shëndetësore për periudhën 2012 – 2016.

Në të njëjtën kohë, shuma prej 360 milionë euro do t’i jepet Koorporatës Elektro Energjitike (DEH), për të mbuluar koston e Shërbimeve Sociale që përfshihet në faturat, me kushtin se nuk do të ketë asnjë rritje në faturat e kompanisë.

Brenda javës do të paraqitet projektligji, në mënyrë që deri në mes të Dhjetorit të jetë bërë pagesa e ndihmës për përfituesit e saj.