Kryeministri Aleksi Cipra shkon sot në Paris, për të marrë pjesë në Samitin e Lartë Ndërkombëtar për klimën «One Planet Summit», që organizohet me iniciativën e Presidentit francez Emmanuel Macron.

Samiti i Lartë ka si qëllim ndërmarrjen e veprimeve përkundrejt sfidës së klimës, veçanërisht pas vendimit të SHBA-së për të tërhequr Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga fronti i përbashkët.

Gjatë punimeve të tij do të paraqiten veprime të reja konkrete, të detyrueshme për të gjitha organizatat shtetërore dhe private.

Samiti organizohet nga Presidenca franceze në bashkëpunim me OKB-në dhe Bankën Botërore.