Një veprimtari të përbashkët evropiane për zhvillimin ekonomik, investimet dhe punësimin kërkon Kryeministri italian Paolo Gentiloni, i cili sot do të ndodhet në Korfuz, për të marrë pjesë në Këshillin e Lartë të Bashkëpunimit midis Greqisë dhe Italisë.

Z.Gentiloni do të ketë një takim me kryeministrin Aleksi Cipra, me të cilin do të diskutojnë ndër të tjera dhe për çështjen e emigracionit.

Sipas informacioneve, në këtë periudhë vendi ynë përqëndrohet në çështjen e Arkitekturës së re për Eurozonën dhe Evropën.

Siç theksojnë të njëjtat burime, Greqia në këtë proces aspiron jo vetëm krijimin e aleancave të reja, por luan dhe një rol kryesor.