Qeveria greke tre ditë para takimit të kryeministrave të Greqisë dhe Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev në Sofje, për shkak të disa botimeve në shtyp, thekson se kushtet që ka vendosur janë të pandryshueshëm.

Konkretisht, qeveria përsërit kushtet që ekzistojnë për arritjen e marrëveshjes: një emër i përbërë «për të gjithë përdorimet», që të jetë në fuqi, duhet të ketë ndryshim të emrit kushtetues.

Në deklaratat e tij në Shkup, kryeministri i Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Zoran Zaev theksoi se data 17 Maj nuk është dita për vendimin kritik dhe përfundimtar, por do të bëhet një përmbledhje e rezultateve deri më tani dhe do t’u jepen udhëzime ministrave të Jashtëm të të dy vendeve.

Sipas informacioneve të televizionit publik ERT, duket se zoti Zaev pranon përdorimin erga omnes të emrit të ri dhe ndryshimin kushtetues.

Nëse do të ketë marrëveshje në javët e ardhshme, mund që me kushte dhe me emrin e ri, të caktohet data e fillimit të negociatave për anëtarësimin e vendit fqinj në BE.