Ministri i Financave, Efkleídis Tsakalótos dhe ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz do të kenë takimin e tyre të parë sot në Berlin.

Sipas ministrisë gjermane të Financave gjatë takimit do të shqyrtohen çështje të politikës evropiane.

Ndërkohë, në kuadrin e mbledhjes së Eurogrupit që do të zhvillohet më 27 Prill dhe pasi programi i mbështetjes për Greqinë përfundon në muajin Gusht të këtij viti, vlerësohet se do të diskutohen si perspektiva e lehtësimit të borxhit grek dhe programi grek i zhvillimit për periudhën pas përfundimit të programit aktual.

Rikujtojmë, se ministri i ri gjerman i Financave, Olaf Scholz është pasardhës i Wolfgang Schäuble në timonin e ekonomisë gjermane.