Ministria e Kulturës dhe Sporteve dhe Muzeu Bizantin e Kristian organizojnë nga data 18 Maj deri më 10 Tetor 2018 një ekspozitë arkeologjike me titull: «Bizanti dhe të tjerët në mijëvjeçarin e parë: Një perandori e stabilitetit në një periudhë të trazirave».

Ekspozita do të përurohet sot nga Ministrja e Kulturës dhe Sporteve, Lydía Koniórdou.

Përmes gjashtë kapitujve tematikë si: («Kalimi nga antikiteti në Bizant», «Feja dhe Besimi», «Jeta Shpirtërore», «Diplomacia dhe Konfliktet», «Aspektet e jetës së përditshme» dhe «Ekonomia – Tregtia») ekspozita thekson rolin e Perandorisë Bizantine, si një pol i stabilitetit në kontinentin evropian, por dhe në rajonin e gjerë të Mesdheut dhe Lindjes, gjatë periudhës së trazirave midis viteve 300 – 1000 pas Krishtit.

Ekspozita zhvillohet në kuadrin e projektit me titull: «Connecting Early Medieval European Collections» që bashkëfinancohet nga Programi i Bashkimit Evropian «Europa e Krijimtarisë».