Pjesëmarrja e FMN-së në programin grek është një nga çështjet që do të diskutohet në takimin e kancelares gjermane, Angela Merkel me Drejtoreshën e Përgjithëshme të FMN-së, Christine Lagarde, sot në Berlin.

Takimi bëhet në kuadrin e takimeve të kancelares gjermane me krerët e pesë institucioneve të mëdha financiare (Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, Organizata Botërore e Tregtisë dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës).

Ndërkohë, qarqe bankare gjermane mendojnë se shumë shpejt FMN-ja do të largohet nga programi grek, që përfundon më 20 Gusht të këtij viti.

Zëdhënësi i konservatorëve gjermanë, Eckhardt Rehberg tha në një deklaratë të tij, se «kostoja për pjesëmarrjen e tij është shumë e madhe, pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon Parlamentit gjerman të miratojë lehtësime prej rreth 100 miliard euro».