Çështja e dy ushtarakëve grekë që vazhdojnë të jenë të burgosur, është një nga çështjet kryesore që do të diskutohen në seancën plenare të Parlamentit Evropian, më 17 Prill në Strasburg.

Kjo çështje vjen në Parlamentin Evropian, pas një propozimi të përbashkët që paraqitën grupet e së Majtës në Parlamentin Evropian dhe Partisë Popullore Evropiane.

Gjithashtu, eurodeputetët do të diskutojnë dhe për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe shtetin e së drejtës në Turqi, në prani të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Çështje të Politikës së Jashtme, Federica Mogherini.

Në seancën plenare do të diskutohet për veprimet që duhet të bëhen për lirimin e dy ushtarakëve grekë, të cilët mbahen në burgun e Adrianoúpolit që prej datës 2 Mars, pa u akuzuar zyrtarisht.