Mundësitë e vlerësimit të elementeve pozitive të marrëveshjes dhe shanset që hapen për ekonominë, me theks të veçantë në ndërhyrjet që do të bëhen në nivelin shoqëror, ishin në fokusin e mbledhjes së Sekretariatit Politik të SYRIZA-s, që u zhvillua të Mërkurën, nën kryesinë e kryeministrit Aleksis Cipras.

Në këtë mbledhje u trajtuan dhe një numër çështjesh të tjera në lidhje me projektimin e politikës dhe të veprës së qeverisë, kryesisht në çështjen e shtetit social.

Në vazhdim u mblodh këshilli i Ministrave, ku kreu i qeverisë është përqendruar në tre fusha: përmbushja e angazhimeve ndaj shoqërisë, zbatimi i marrëveshjes me huadhënësit dhe bilanci i rregullimit fiskal.