Ekspozita «Një botë emocionesh – Greqia e Lashtë – viti 700 para krishtit – viti 200 pas krishtit», e cila u paraqit në Qendrën Kulturore Onasio të Nju Jorkut nga data 9 Mars deri më 24 Qershor të vitit 2017, fitoi një nga dy çmimet e publikut, që jepen çdo vit nga Global Fine Art Awards.

Këtë ekspozitë kishin mundësinë të admirojnë më shumë se 49.000 vizitorë në Nju Jork, por dhe më shumë se 40.000 vizitorë në Athinë dhe Muzeun e Akropolit, pasi u transferua nga data 18 Korrik deri më 19 Nëntor të vitit 2017 me iniciativën e Fondacionit Onási.

Çmimet «Global Fine Art Awards» janë një program vjetor i rëndësishëm, i cili u krijua për të njohur dhe nderuar ekspozitat më të mira të artit dhe dizajnit në nivel botëror, që paraqiten në muzeume, galeri, bienale, por dhe si ekspozita publike.

Në ekspozitën e formuar nga një grup kuratorësh të shquar paraqiten vazo, skulptura (nga statujat me një dimension natyral nga Akropoli e deri në relievet e varreve), maska ​​teatrale, talismane, monedha, kushtime të objekteve për Perëndinë si dhe vepra të tjera të artit, krijimi i të cilave daton që nga fillimi i shekullit të 8-të para krishtit e deri në shekullin e 2-të pas krishtit.

Shumë prej eksponateve të ekspozitës u paraqitën për herë të parë në SHBA dhe disa prej tyre kanë udhëtuar për herë të parë jashtë kufijve grekë.

Në tërësi, 130 kryeveprat ndriçuan praninë e emocioneve në kulturën dhe jetën e lashtë greke, duke treguar si rëndësinë që kanë ato për të kuptuar artin e lashtë grek, letërsinë, historinë, jetën politike, shoqërinë dhe fenë dhe vlerën diakronike që kanë emocionet në jetën tonë deri sot.