Në mbledhjen e Eurogroup-it që u zhvillua dje, u vendos që deri në fund të muajit Mars 2018 të disbursohet kësti prej 5,7 miliard euro në kuadrin e vlerësimit të tretë.

Pas përfundimit të mbledhjes së ministrave të Financave të Eurozonës, presidenti i Eurogrupit, Mario Centeno shprehu besimin e tij se Greqia do të përmbushë detyrimet e saj të fundit, në mënyrë që të përfundojë me sukses programin e Mekanizmit Evropian të Stabilitetit(ESM), pasi vendi tashmë ndodhet në vlerësimin e katërt dhe të fundit dhe tregon një angazhim të fortë për zbatimin e programit dhe vazhdimin e reformave.

Në lidhje me diskutimet teknike për masat e lehtësimit të borxhit, por dhe për mekanizmin e lidhjes së shlyerjes të borxhit me ritmin e zhvillimit ekonomik, z.Centeno theksoi se ka progres dhe shtoi se në Samitin informal të Eurogrupit që do të mbahet më 27 Prill në Sofje, do të diskutohen masat e lehtësimit të borxhit.