Zëvendës kryeministri Giánnis Dragasákis në një intervistë me Euronews paraqiti palnin e zhvillimit të Greqisë pas daljes së vendit nga memorandumet.

Z.Dragasákis theksoi gjithashtu se politika duhet të ketë një sinqeritet dhe transparencë, për të kombinuar nevojat e qytetarëve me nevojat e ekonomisë.

Në të njëjtën kohë, zëvendës kryeministri konfirmoi se qeveria do të rivendosë kontratat kolektive të punës dhe do të shfuqizojë ligjin për pagën minimale.

Gjithashtu, z.Dragasákis foli për mjedisin e ri të investimeve dhe e përshkroi Greqinë si një faktor i stabilitetit në rajonin më të gjerë.