Ministri i Financave, Efkleídis Cakalótos zbuloi në një intervistë me Agjencinë e Lajmeve të Athinës dhe Maqedonisë, se këtë vit ndihma sociale që del nga suficiti primar, do të jetë natyrisht më e madhe nga ajo e vitit të kaluar dhe atë do ta përfitojnë mbi një milion familje në bazë të të ardhurave të tyre dhe disa kritereve të tjera.

Gjithashtu, z.Cakalótos tha se «do të ketë një marrëveshje me institucionet në nivel teknik sa më shpejt të jetë e mundur dhe brenda afatit kohor për vlerësimin e tretë dhe menjëherë pas përfundimit të tij do të konkretizohen dhe masat afatmesme për borxhin».