Shoqata greke Maria Callas organizon ekspozitën « Maria Callas – Burimi i përjetshëm i Frymëzimit», e cila u përura më 3 Shtator në Fondacionin Evgenídou dhe do të zgjasë deri më 23 Shtator.

Ekspozita bazohet në burimin e pashtershëm të frymëzimit të Maria Callas. Marrin pjesë artistë grekë me famë botërore, me vepra të frymëzuara nga shkëlqimi diakronik i personalitetit të Callas, që i kushtohet personalitetit dhe pasionit të saj për krijimin.

Ekspozita e cila thekson karakterin helenik të Callas, do të funksionojë si pararendës i teatrit Maria Callas (Teatri i vjetër i Operas) dhe qendrës Kulturore të Bashkisë së Athinës – dy projekte shumë të rëndësishme kulturore – që do të përfundojnë në vitin 2019.

Ekspozita zhvillohet nën kujdesin e Bashkisë së Athinës dhe mbështetjen e Organizatës së Kulturës, Sporteve dhe Rinisë e Bashkisë së Athinës.

Hyrja për publikun është pa biletë.