Kompania kanadeze Eldorado Gold njoftoi se mund të pezullojë investimet e saj në Greqi.

Sipas njoftimit të kompanisë, shkaku janë vonesat e vazhdueshme në lëshimin e licencave rutinë për ndërtimin dhe zhvillimin e projekteve të minierave në Skuriés dhe Olympiáda të Halkidikís.

Në deklaratat e tij, drejtori i kompanisë Eldorado Gold, George Burns, thotë se «është jashtëzakonisht për të ardhur keq, që të ndodhemi në këtë bllokim, kur ne duhet të zbatojmë një projekt të madh biznesi dhe të shtojmë 1.200 vende të tjera pune në fuqinë tonë punëtore të tanishme, rreth 2.400 njerëz në Greqi».

Në emër të qeverisë, ministri i Brendshëm, Pános Skurlétis theksoi se ka disa rregulla dhe në bazë të tyre ne veprojmë, ndërsa ministri i Mjedisit dhe Energjisë, Giórgos Stathákis theksoi se është një fakt i pakonceptueshëm, që një kompani të gjykojë kryeministrin, ministrat dhe partitë politike në Greqi.

Ndërkohë, kryetari i Demokracisë së Re, Kyriákos Micotákis në një ndërhyrje të tij mbi këtë çështje, deklaroi se brenda disa orëve, njoftimet e zotit Cipras për tërheqjen e investimeve ishin fjalë të kota dhe theksoi se të gjitha këto veprime dërgojnë një mesazh të veçantë negativ për investitorët e huaj.