Sipas deklaratës së përfaqësuesit të shtypit të Komisionit Evropian, që citon EURACTIV në internet, emri «kos grek» nuk mund të përdoret në produktet që prodhohen jashtë Greqisë.

Përdorimi i etiketës me emrin «kos grek» në një projektligj të Çekisë për produktet e qumështit shkaktoi reagimin e fortë të qeverisë greke, e cila kërkoi ndërhyrjen e Komisionit Evropian.

Përdorimi i termit «kos grek» për produktet që prodhohen jashtë Greqisë mashtron konsumatorët dhe shkakton konkurrencë të pandershme tha zyrtari i BE-së, i cili shtoi se Komisioni është në kontakt me autoritetet çeke për këtë çështje, në të cilat shprehu qëndrimin e tij në detaje.

Gjithashtu, në botimin e EURACTIV-it vihet në dukje, se ministri i Zhvillimit Rural Vangélis Apostólu, me letrat e tij drejtuar komisionerit evropian për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimeve, Vytenis Andriukaitis dhe komisionerit evropian për Bujqësinë dhe Zhvillim Rural, Phil Hogan bëri të njohur pakënaqësinë e qeverisë greke për projekt-ligjin e Çekisë.