Ecuria e zbatimit të parakushteve dhe çështjet teknike për lehtësimin e borxhit do të jenë në qendrën e konferencës së EuroWorking Group (EWG), që do të zhvilllohet sot në Paris.

Zëvendës ministri i Financave, Giórgos Chouliarákis i cili do të përfaqësojë Greqinë në konferencën e EuroWorking Group (EWG), pritet të informojë homologët e tij për projektligjin me parakushtet, që do të paraqitet në parlament në datën 8 Qershor.

Ndërkohë, presidenti i Eurogroupit Mario Centeno, në një letër drejtuar ministrave të Financave të Eurozonës, thekson se Greqia duhet të plotësojë të gjitha parakushtet deri në mbledhjen e Eurogrupit më 21 Qershor, në mënyrë që të merret vendimi politik për mbylljen e vlerësimit të programit grek.

«Ne kemi bërë një shkëmbim fillestar pikëpamjesh për paketën e masave të lehtësimit të borxhit, i cili do të zbatohet në fund të programit deri aty ku është e nevojshme, në varësi të përfundimit të suksesshëm të programit», vë në dukje z.Centeno në letrën e tij.