Me një kushtim në poezinë e melodizuar fillon Festivali i 47-të i Librit në Záppeio të Premten 31 Gusht dhe do të vazhdojë deri më 16 Shtator.

Qindra faqe librash dhe më shumë se 180 aktivitete përmban institucioni shumëvjeçar i Shoqatës së Botuesve të Librit, duke i dhënë këtë vit mundësinë, që vizitorët të nisin dhe të adhurojnë udhëtimin aventuror të poezisë nga vargjet në faqe dhe në pentagram.

Programi i tij zhvillon dhjetë mbrëmje kushtuar krijuesve të mëdhenj – poetë dhe kompozitorë – me pjesëmarrjen e këngëtarëve të njohur, muzikantëve, aktorëve dhe me fjalime të personaliteteve nga bota e letërsisë dhe arteve.

Regjisori Giánnis Soldátos kujdeset për drejtimin arstistik të kushtimit me shfaqje të përzgjedhura nga seriali televiziv i ERT-it «Aventura e një poeme» (1989 – 1991), me personalitetet kryesore të këtij kushtimi si Míki Theodoráki, Máno Chatzidáki, Dionýsi Savvópoulo, Níko Mamangáki, Tháno Mikroútsiko dhe muzikantë e poetë të tjerë të rëndësishëm të Greqisë bashkëkohore.

Presidenti i Republikës Prokópis Pavlópoulos do të bëjë përurimin e Festivalit të 47-të të Librit në datën 3 Shtator, në orën 20:00 në mbrëmje.

Festivali i 47-të i Librit organizohet nga Shoqata e Botuesve të Librit(S.EK.V.), Organizata e Kulturës, Sportit dhe Rinisë e Bashkisë së Athinës (OPANDA) dhe Pallati Záppeio, në bashkëpunim me televizionin publik ERT, Teatrin Kombëtar, Teatrin Shtetëror të Greqisë Veriore, Teatrin e Artit Károlos Koun dhe Rrjetin Artistik të Athinës. Zhvillohet nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës dhe Sporteve, Bashkisë së Athinës dhe Fondacionit Grek të Kulturës.

Ky festival organizohet në kuadrin e aktivitetit «Athina 2018 – Kryeqytet Botëror i Librit ».