Filmi i Jens Assur nga Suedia «Korparna» fitoi çmimin «Golden Alexander – Thódoros Angelópoulos» për filmin më të mirë, por dhe çmimin për interpretimin më të mirë për meshkuj (Reine Brynolfsson) në Festivalin e 58-të të Filmit, që u zhvillua në Selanik, në ceremoninë e mbylljes që u zhvillua më 12 Nëntor në kinemanë Olýmpion.

Çmimi special i Jurisë Ndërkombëtare të Filmit «Argyrós Aléxandros» iu dha filmit «No date, No signaturep» e Vahid Jalilvand nga Irani. Ky film u nderua edhe me një çmim nga Juria e Federatës Ndërkombëtare e Kritikëve të Filmit (FIPRESCI).

«Kjo është një nga mbrëmjet më të mira të jetës time», përshëndeti regjisori grek Vasílis Hristofilákis në skenën e kinemasë, i cili me filmin e tij «TOO MUCH INFO CLOUDING OVER MY HEAD» fitoi çmimin e Jurisë Ndërkombëtare të Kritikëve të Filmit, për filmin më të mirë grek të Festivalit të filmit grek për vitin 2017, çmimin e Qendrës Greke të Kinematografisë dhe çmimin e dytë të Radio Televizionit publik ERT.

Në ceremoni ishin të pranishëm zëvendës ministri i Jashtëm, Dimítris Márdas dhe deputetët Ólga Kefalogiánni dhe Aléksandros Mitafídis.