Artemónas çdo vit, në fillim të muajit Shtator mirëpret Festivalin e Gastronomisë Cikladike «Nikólaos Tselementés».

Ky Festival – institucion zgjat tre ditë dhe është i njohur në të gjithë botën. I vetmi festival i Gastronomisë Cikladike në të gjitha ishujt e Cikladeve, këtë vit do të zhvillohet në datat 6, 7 dhe 8 Shtator 2018.

Përfaqësues nga ishujt e Cikladeve, së bashku me përfaqësues të një ishulli të nderuar nga pjesa tjetër e Egjeut, takohen në ishullin Sífno dhe paraqesin traditën e veçantë të tyre gastronomike dhe kulturore.

Çdo ishull ka pavionin e tij në sheshin qëndror të Artemónas, ku kuzhinierë amatorë së bashku me kuzhinierë profesionistë përgatisin dhe paraqesin recetat me gatime të vendit të tyre. Shijet e këtyre gatimeve, vizitorët mund t’i shijojnë në pavionet e ishujve.

Në një cep të sheshit, të ashtuquajturit «Tselementákia» (fëmijë të moshës 6 deri në 12 vjeç), të veshur me përparëse dhe kapele shumëngjyrëshe të kuzhinës, marrin pjesë në lojëra dhe konkurse të gatimit, përgatitur vetëm për ata.

Festivali hap dyert e tij për publikun çdo ditë në orën 19:00 dhe në fund të çdo dite – në orën 22:00 – organizohen aktivitete muzikore dhe koreografike me melodi tradicionale si të ishullit Sífno dhe të ishujve të tjerë.

Hyrja në festival është falas. Të gjithë jeni të ftuar!