Edhe për një vit tjetër, Festivali i Gatimit të Refugjatëve vjen në Athinë dhe na fton të marrim pjesë në një projekt të ndryshëm gastronomik.

Për një javë, nga data 19 deri më 24 Qershor të vitit 2018, gjashtë restorante në Athinë dhe një në Lésvo mbështesin mbrojtjen e refugjatëve, duke hapur kuzhinën e tyre për refugjatë kuzhinier që jetojnë në Greqi.

Gjashtë kuzhinierë, katër gra dhe dy burra gatuajnë një ose më shumë herë në të njëjtin restorant, duke vënë frymëzimin e tyre në menu dhe duke paraqitur shije të reja për publikun. Ata propozojnë menunë e tyre ose përgatisin pjatat së bashku me kuzhinierin e restorantit për drekë ose për darkë.

Festivali i Gatimit të Refugjatëve përveç dy qyteteve në Greqi, (Athinë dhe Mitilini) organizohet dhe në 13 qytete të tjera në mbarë botën: në Paris, Lille, Marseille, Bordeaux , Strasburg dhe Lyon në Francë, në Bruksel, Madrid, Amsterdam, Bologna, San Francisco, Nju Jork dhe Cape Town.

Organizimi i këtij festivali bëhet nga Organizata Food Sweet Food dhe Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, si dhe nga qytetarët e çdo vendi, që kanë kushtuar kohën e tyre për zhvillimin e tij në qytetin e tyre.