Në disa vende emblematike të Athinës do të zhvillohet Festivali i 3-të Ndërkombëtar i Poezisë nga data 18 Shtator e deri më 23 Shtator me pjesëmarrjen e 70 poetëve nga 16 vende.

Festivali organizohet nga Rrethi i Poetëve, Pallati i Muzikës i Athinës, Muzeu Benáki si dhe Fondacionet, Mihális Kakogiánnis dhe Aikateríni Laskarídi, nën kujdesin e ministrisë së Kulturës dhe Sporteve, por dhe të Bashkisë së Athinës.

Festivali u zhvillua për herë të parë në vitin 2013 nga Rrethi i Poetëve dhe qëllimi i tij është të kontribuojë në përparimin e poezisë greke, në dialogun midis traditave të ndryshme dhe në promovimin e traditës letrare greke jashtë vendit.

Në këtë festival kanë marrë pjesë personalitete të rëndësishme të poezisë botërore si (Adam Zagajewski, Juan Carlos Mestre, Pia Tafdrup, Carolyn Forché, Jack Hirschman e etj.) si dhe disa nga poetët më të rëndësishëm grek (Kikí Dimulá, Títos Patríkios, Nános Valaorítis, Dímitra Hristodúlu).Festivali i tretë Ndërkombëtar i Poezisë në Athinë