Filloi sot Konferenca e 2-të Euro-Arabe, që mbahet në Pallatin e Muzikës në Athinë, nën kujdesin e presidentit të Republikës, Prokópis Pavlópulos. Punimet e konferencës, e cila do të zgjasë dy ditë, filluan me fjalimin e kryeministrit Aleksi Cipra.

Në këtë konferencë do të diskutohen zhvillimet gjeopolitike në Bashkimin Europian dhe botën arabe, mënyrat e bashkëpunimit në fushat e energjisë, transporteve, marinës tregtare, investimeve, arsimit, por dhe në fushën e investimeve prodhuese të vendeve arabe në vendet e BE-së dhe investimeve evropiane në botën arabe.

Iniciativa greke për bashkëpunimin e biznesit dhe kulturës, që u themelua vitin e kaluar, tashmë bën pjesë në planifikimin më të gjerë strategjik të të gjitha palëve, siç duket dhe nga personalitetet e rëndësishme që marrin pjesë në punimet e Konferencës nga bota politike, nga fusha e ekonomisë dhe kulturës, si të botës Arabe dhe të Evropës.