Sot fillojnë kontaktet midis ministrave të qeverisë dhe krerëve të huadhënësve për përfundimin në kohë të vlerësimit të katërt të programit grek.

Çështjet më të rëndësishme të negociatave kanë të bëjnë me privatizimet, energjinë dhe reformat në administratën publike.

Sipas informacioneve nga zyrtarët e qeverisë, kontaktet në nivelin e stafeve teknike po përparojnë pozitivisht, me «dëshirën për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve».

Në të njëjtën kohë, është duke u hartuar dhe teksti i marrëveshjes në nivelin teknik, në mënyrë që të paraqitet në mbledhjen e Eurogrupit më 24 Maj.

Data tjetër e rëndësishme konsiderohet 21 Qershori (mbledhja e ardhshme e Eurogrupit), pasi vlerësohet se do të kenë përfunduar pothuajse të 88-të parakushtet e vlerësimit të katërt dhe në të njëjtën kohë do të synohet të mbyllet dhe marrëveshja, si për borxhin dhe për monitorimin pas memorandumeve.