Zëvendës kryeministri, Giánnis Dragasákis në një intervistë me televizonin privat SKAÏ tha se deri në mbledhjen e Eurogroupit në muajin Nëntor, do të jetë mbyllur 80% e parakushteve dhe deri në fund të vitit do të përfundojë vlerësimi. Gjithashtu theksoi se «pas Gushtit të vitit 2018 nuk do të ketë memorandum».

Duke u referuar për bankat tha se kanë likuiditet të mjaftueshëm dhe se problemi i tyre është volumi i madh i kredive të kuqe. Siç tha ai, edhe këtë vit qeveria do të shpërndajë për shoqërinë ndihma nga suficiti buxhetor, në mirëkuptim me institucionet.

Sa i përket investimit në zonën Elliniko, ai hodhi poshtë vërejtjet, se vendimi i arkeologëve, që konsideroi si vend arkeologjik një sipërfaqe prej 280 hektarë, krijon pengesa për investimin.

«Ne duam investime, që të jenë miqësore për mjedisin dhe të kenë pranimin e shoqërisë», tha ai në mënyrë karakteristike.