Greqia renditet në krye të vendeve të BE-së që përfitojnë nga investimet e planit Juncker, me qëllim për zhvilimin ekonomik,sipas Komisionit Evropian.

Sipas planit Juncker pritet të bëhen investime prej 283.7 miliardë euro, një shifër që përfaqëson 90% të objektivit fillestar, thekson Komisioni Evropian.

Në veçanti, Banka Evropiane e Investimeve miratoi për Greqinë financimin nga Fondi Evropian i Investimeve Strategjike (EFSI) rreth 2.4 miliardë euro dhe pritet të bëjë investime prej 9.2 miliardë euro në vendin tonë.

Këto shifra e sjellin Greqinë në vendin e parë midis 28 vendeve, bazuar në PBB-në e secilit vend.

Pas Greqisë vijojnë,Estonia, Bullgaria, Portugalia dhe Spanja.