Energjia, turizmi, tregu i pasurive të patundshme dhe teknologjia dixhitale dominojnë në axhendën e diskutimeve që do të ketë Zëvendës ministri i Ekonomisë, Aléxis Harícis me investitorë amerikanë.

Delegacioni grek, pak ditë para takimit të kryeministrit, Aleksi Cipra me Presidentin amerikan Donald Trump, do të ketë takime me zyrtarë të lartë të FMN-së dhe Bankës Botërore, por dhe me investitorë amerikanë dhe përfaqësues Funds që interesohen të aktivizohen në Greqi.

Aktiviteti që organizon në datën 13 Tetor, kompania amerikane shumëkombëshe bankare dhe financiare JP Morgan ka një rëndësi të veçantë, pasi në audiencën e tij marrin pjesë 600 investitorë, fund managers dhe bankierë.

Folësit kryesorë në këtë aktivitet do të jenë ministri i Financave Efkleídis Cakalótos, i cili do të flasë për borxhin dhe ecurinë e zbatimit të programit për zhvillimin e vendit dhe zëvendës ministri i Ekonomisë Aléxis Harícis, i cili do të referohet në iniciativat e qeverisë për tërheqjen e investimeve.