Marrëveshja paraprake e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) me Greqinë për sigurimin e një linje parandaluese financimi deri në 1,6 miliardë euro vlerësohet pozitivisht nga zyrtarë evropianë.

«Është një tregues i ri pozitiv i kthimit të besimit të partnerëve ndërkombëtarë të Greqisë dhe një sinjal shumë pozitiv për tregjet», deklaroi Komisioneri Evropian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovisi, i cili do të gjendet të Martën në Athinë, për t’u takuar me kryeministrin grek Aleksis Cipras dhe ministrin e Financave, Efkleídi Cakalóto.

Optimizmin e tij për ecurinë e ekonomisë greke shprehu në të njëjtën kohë dhe Kreu i Mekanizmit Evropian të Stabilitetit (ESM), Klaus Regling, që theksoi se «rruga e përbashkët e kushteve midis programeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Mekanizmit Evropian të Stabilitetit siguron përafrimin e plotë të paketës së politikave për Greqinë».