Përmasa serioze ka marrë tashmë debati midis qeverisë dhe Drejtësisë.

Unioni i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve denoncon qeverinë se ndjek shembullin e Turqisë dhe Polonisë, duke u përpjekur për të manipuluar institucionin gjyqësor.

Në një reagim po aq të ashpër, zyra e kryeministrit thekson se Unioni i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve «si një shoqatë profesionale, do të ishte më mirë, të mos luante rolin e Zyrës së Shtypit e Demokracisë së Re», madje duke lënë të kuptohet se kundër Drejtësisë janë bërë ndërhyrje nga qeveria e ish kryeministrit Antoni Samara dhe nga ministri i Drejtësisë në atë periudhë, Harálambos Athanasíu.

Gjithashtu, zyra e kryeministrit i bën thirrje Demokracisë së Re, të përgjigjet në botimet e shtypit, që thonë se z.Athanasíu i ka dhënë falje një tregtari të kokainës, por dhe për hetimet që bëhen në lidhje me bashkëpunëtorë të tij, të cilët kontrollohen nga Drejtësia për ryshfete.