Bashkëpunimi në fushën e biznesit dhe kulturës midis botës arabe dhe Evropës, që u themelua vitin e kaluar në Greqi, dëshmon se është një kanal efektiv i komunikimit dhe zhvillimit ekonomik dhe tashmë është pjesë e planifikimit më të gjerë strategjik të të gjitha palëve.

Samiti i dytë Euro-Arab do të mbahet më 9 dhe 10 Nëntor në Athinë dhe në axhendën e tij do të mbizotërojnë çështjet gjeopolitike.

Gjithashtu, do të kërkohen partneritete në fushat e energjisë, transportit dhe marinës detare, arsimit, në sektorin e investimeve prodhuese të vendeve arabe në vendet e BE-së dhe investime evropiane në botën arabe.

Sipas zyrtarëve kompetentë të qeverisë greke, Samiti është pjesë e përpjekjes së Greqisë, për të nxjerrë në pah rolin qendror të vendit tonë në rajon, si për çështjet gjeopolitike dhe për çështjet energjetike.