Pjesëmarrja në shkëmbimin e bonove greke (SWAP) që u zhvillua më 29 Nëntor tejkaloi çdo parashikim, pasi niveli i mbulimit arriti në 86,1% të totalit të obligacioneve të përfshira në këtë shkëmbim.

Gazeta Financial Times në artikullin e saj referon se ky është një përfundim i suksesshëm nga vendi ynë në shkëmbimin vullnetar të bonove, me qëllim rritjen e likuiditetit dhe tërheqjen e investitorëve në një periudhë afatgjatë.

Gazeta britanike shkruan se është një hap i rëndësishëm për daljen e re të planifikuar të Greqisë në tregjet financiare, në fillim të vitit 2018 dhe përgatitjen e daljes së saj nga memorandumet.

Nga ana e tij, zëvendës kryeministri Giánnis Dragasákis komentoi në Forumin e 6-të Ekonomik Arabo-Grek, se me rezultatin e suksesshëm të procesit të shkëmbimit të obligacioneve (swap), investitorët institucionalë dhanë votë besimi në perspektivat e Greqisë dhe ndryshimin e vendit.