Në parlament u paraqit propozimi për krijimin e Komisionit të posaçëm parlamentar në lidhje me shqyrtimin paraprak të çështjes Novartis.

Ky propozim është nënshkruar nga grupet parlamentare SYRIZA dhe Grekët e Pavarur. Propozimi do të diskutohet javën e ardhshme në Parlament.

Kryeministri Aleksis Tsipras gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të SYRIZA-s, theksoi se është angazhim i qeverisë për të dalë në dritë e vërteta dhe deklaroi se shteti grek do të kërkojë dëmshpërblime nga kompania Novartis.

Kryetari i Demokracisë së Re Kyriáko Mitsotáki u përgjigj, se ne nuk kemi asgjë për tu frikësuar dhe tha «po» për krijimin e Komisionit të posaçëm, por duke përsëritur se çështja ka elemente të një persekutimi politik.

Edhe partitë e tjera të opozitës pranuan krijimin e Komisionit të posaçëm parlamentar për shqyrtimin paraprak të çështjes Novartis.