Dje në Parlament u hodh poshtë propozimi i Demokracisë së Re, për krijimin e një Komisioni hetimor, i cili do të hetonte për çdo përgjegjësi të mundshme të tre ministrave të qeverisë, Panagióti Kouroumblí, Andréa Ksantho dhe Pávlo Poláki, lidhur me çmimin e barnave në periudhën 2015-2018.

Në favor të propozimit votuan Demokracia e Re, Agimi i Artë dhe Evángelo Venizélo, ndërsa Partia Komuniste dhe Bashkimi i Qendrës nuk morën pjesë në votim.

Koalicioni Demokratik dhe POTAMI hodhën në kutitë e votimit fletë të pavlefshme.

Për ministrin e Marinës Tregtare, Panagióti Kouroublí, 86 votuan po, 151 kundër dhe 29 vota u gjetën të pavlefshme.

Për ministrin e Shëndetësisë, Andréa Ksanthó 88 votuan po, 145 kundër dhe 33 vota u gjetën të pavlefshme.

Për zëvendës ministrin e Shëndetësisë, Pávlo Poláki votuan 81 po, 149 kundër dhe 31 vota u gjetën të pavlefshme.