«Çdo zgjidhje për problemin e Qipros duhet të jetë evropiane, për shkak se Bashkimi Evropian ofron perspektivat më të mira për një paqe të qëndrueshme dhe prosperitet për të dy komunitetet dhe për Qipron, por edhe për stabilitetin në rajon».

Këtë thekson presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker në një letër drejtuar Presidentit të Qipros, Níko Anastasiádi.

Z.Juncker gjithashtu thekson ndër të tjera, se «Bashkimi Evropian ofron një kuadër të fuqishëm, brenda të cilit lidhjet historike midis dy komuniteteve duhet të konsolidohen edhe më tej».

Presidenti i Komisionit Europian shkruan se ai por dhe Komisioni Evropian në tërësinë e tij «do të qëndrojmë pranë jush në këtë proces» dhe konfirmon «mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit për vazhdimin e bisedimeve».