Karthaía e ishullit të Kéas, me monumentet e qytetit antik të mirëmbajtura në mënyrë shembëllore brenda në peisazhin natyror, do të jepet për publikun me aktivitete festive dy-ditore, në datat 15 dhe 16 Shtator, të cilat organizohen nga Drejtoria e Antikiteteve të Cikladeve në bashkëpunim me Bashkinë e Kéas.

Vizitorët do të kenë rastin të shohin cilësinë e veprës së mirëmbajtjes dhe promovimin e Karthaías së lashtë, një projekt që fitoi çmimin e trashëgimisë kulturore «Europa Nostra 2017», çmimi më i madh evropian në fushën e trashëgimisë kulturore.

Europa Nostra është një Federatë pan-evropiane për Trashëgiminë Kulturore, që përfaqëson organizatat e qytetarëve, të cilat punojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Evropës. Është zëri i kësaj lëvizjeje në organet përkatëse ndërkombëtare, në veçanti në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe UNESCO.

Brenda këtij peisazhi, me një bukuri të rrallë, që vazhdon të mbetet i pabanueshëm dhe origjinal nga antikiteti, në datën 15 Shtator do të dëgjohet për herë të parë pas shumë shekujsh, teatri i qytetit të lashtë. Një kryevepër e vogël që ndodhet në një distancë rreth 80 metra nga deti, në një zgavër natyrale të kodrës, në buzë të së cilës gjendet akropoli i qytetit të lashtë.

Pa instalime me mikrofonë, pa gjeneratorë, pa energji elektrike, me dritën e diellit siç ishte në antikitet, do të lexohet rapsodia «Ω» e Iliadës, përkthyer nga i paharruari Dimítri Maroníti, filologu i veprave klasike dhe përkthyes i shkrimtarëve të lashtë.