Kisha bizantine Agía Kyriakí në ishullin Náxo fitoi Çmimin Evropian të Trashëgimisë Kulturore/ Europa Nostra, për afresket e saj unike të shekullit të 9-të.

Restaurimi i afreskeve të Agías Kyriakís u bë në sajë të bashkëpunimit të organizatave greke dhe zvicerane theksohet në njoftimin me këtë rast.

Kisha e Agías Kyriakís ndodhet në Kalloní, rreth 3 km larg nga fshati Apeirántho. Daton në periudhën e (Eikonomachías) luftës kundër adhurimit të ikonave të shenjta, rreth shekullit të 9-të dhe është një nga monumentet më të rëndësishme bizantine jo vetëm të Náxos, por dhe të Ballkanit.

Fituesit e çmimit do të nderohen në një ceremoni, që do të mbahet më 22 Qershor në Berlin, gjatë Samitit të Lartë të parë që do të organizohet për Trashëgiminë Kulturore Evropiane.