Çështja Novartis ka shkaktuar një konfrontim të fortë midis qeverisë dhe Demokracisë së Re.

Zyra e shtypit e kryeministrit, Aleksi Tsipra akuzon kryetarin e partisë më të madhe të opozitës, Kyriáko Mitsotáki se «përpiqet të frikësoj dëshmitarët, prokurorët, gjykatësit dhe në fund të fundit Drejtësinë, për të cilën thotë se ka lidhje me metodat që përdorin një grup njerëzish ose mekanizmash, të cilat ushtrojnë ilegalisht pushtetin».

Gjithashtu, nënvizon se «Drejtësia si dhe Demokracia, as dhunohet, as manipulohet dhe as do të braktisë kërkimin për të vërtetën, nga frika e hakmarrjes që paralajmëron lideri i opozitës kryesore».

Më herët kryetari i Demokracisës së Re, Kyriáko Mitsotáki kritikoi ashpër kryeministrin Aleksi Tsipra për çështjen Novartis.

«Drejtësia në një Demokraci nuk mund të mbulohet me maskë kundrejt përfaqësuesve të popullit. Kërkoj sqarimin e menjëhershëm të çështjes Novartis, por pa maska», theksoi z.Mitsotákis, duke iu referuar dëshmitarëve të mbrojtur, të cilët kanë dëshmuar për ryshfetin e personave politikanë, që kryesisht janë nga Demokracia e Re.