Një mbledhje e zgjeruar me liderët e partive politike u zhvillua më 18 Korrik në Shkup, me qëllim që të formulohet pyetja e referendumit për ndryshimin e emrit të vendit fqinj.

Duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj procedurës, lideri i opozitës kryesore dhe kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski u largua nga mbledhja, gjatë së cilës kryeministri Zoran Zaev propozoi këtë formulim të mundshëm të pyetjes së referendumit: «Ju jeni në favor të anëtarësimit në BE dhe NATO me mbështetjen e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Greke?».

Z.Zaev pas takimit tha se të gjithë liderët e tjerë të partive ishin në favor të zhvillimit të suksesshëm të referendumit të ardhshëm dhe njoftoi se do të mbahet një takim i ri, duke ftuar z.Mickoski të tregojë se është në favor të anëtarësimit në NATO dhe BE dhe se respekton të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi të ardhmen e vendit.