Zëvendës ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit, Aléksis Charítsis u takua dje me Sekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet Ekonomike dhe Biznesin Manisha Singh, e cila ndodhet për një vizitë në Athinë.

Qëllimi i këtij takimi ishte zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik midis Greqisë dhe SHBA-së dhe z.Charítsis i prezantoi znj.Singh ndërhyrjet e rëndësishme që tashmë janë bërë si dhe reformat struktorore që përparohen për përmirësimin e mjedisit ekonomik në Greqi.

Nga ana e saj, zëvendës Sekretarja amerikane e shtetit vuri në dukje se reformat ndihmojnë investitorët amerikanë të ndjehen më të sigurtë dhe të vijnë për të investuar në vend.

Në kuadrin e Ekspozitës së 83-të Ndërkombëtare të Selanikut, ku këtë vit SHBA do të jenë vendi i nderuar, zëvendës ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit, Aléksis Charítsis theksoi se është ngjarja e parë e madhe ekonomike pas daljes së vendit nga memorandumet, ndërsa pjesëmarrja e kompanive të mëdha amerikane në Ekspozitë pasqyron rritjen e besimit të investitorëve ndërkombëtarë në ekonominë greke.