Ministri i Jashtëm Níkos Kotziás, në kuadrin e turneut tre-ditor që bën në Ballkan, do të takohet me homologun e tij të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Nikola Dimitrov.

Turneu i kreut të diplomacisë greke do të përfundojë me vizitën e tij të Premten, 13 Prill në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Siç tha z.Kotziás gjatë vizitës së tij në Serbi, «çelësi» për zgjidhjen e çështjes së emrit të vendit fqinj është realizmi dhe vuri në dukje se duhet të arrihen kompromise për zgjidhjen e çështjes së emrit të IRJM-së.

Kompromis – tha ai në mënyrë karakteristike – do të thotë që të dyja palët duhet të kuptojnë se nuk mund t’i marrin të gjitha, se që të dyja palët duhet të kenë fitime.