Ministria e Finanacave do të bëj kontrolle më të rrepta, për të zbuluar rastet e kompanive virtuale që u krijuan në vendet fqinje, për të shmangur tatimin e tyre në Greqi.

Madje, brenda muajit Tetor do të shkojë në Bullgari, Drejtori i Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike, Giórgos Picilís, për të patur një bashkëpunim më të ngushtë në shkëmbimin e informacioneve.

Autoritetet greke besojnë se tetë nga dhjetë bizneset greke të krijuara në vendet fqinje, janë të paligjshme, pasi ato kanë për qëllim shmangien e kontrollit të kapitalit (capital controls) dhe evazionin fiskal. Në shumicën e rasteve, këto kompani kanë vetëm një amzë tatimore dhe një vulë në vendet ku janë themeluar, pasi shërbimet ende ofrohen në Greqi.

Sipas ministrisë së Financave, në 18.000 ka arritur numri i sipërmarrësve që emigruan në Bullgari.Aty,vetëm 3.000 prej tyre kanë prezencë fizike, ndërsa nga rreth 2.000 biznese që krijohen çdo vit, vetëm 40% e tyre janë aktivë dhe vetëm 1 në 10 prej tyre ka punësuar personel.