Çmimi i Matematikës «Rolf Nevanlinna» i këtij viti i jepet profesorit 37-vjeçar grek i cili punon në Departamentin e Inxhinierisë Elektrike dhe Shkencës Kompjuterike në MIT (Massachusetts Institute of Technology), Konstantíno Daskaláki.

Njoftimi u bë gjatë konferencës së Shoqatës Ndërkombëtare të Matematikanëve në Rio de Janeiro të Brazilit.

Çmimi Nevanlinna është nderimi më i lartë ndërkombëtar për profesorin grek dhe i hap rrugën atij për të marrë pjesë në «Forumin Heidelberg», ku çdo vit marrin pjesë matematikanë të rëndësishëm të botës të nderuar me çmime.

Kostantínos Daskalákis duke folur në Agjencinë e Lajmeve të Athinës dhe Maqedonisë pas nderimit të tij tha: «Jam i gëzuar që arrita të ofroj në mendimin grek. Greqia ka shumë të talentuar dhe shpresoj të krijohen së shpejti kushtet, që të mos largohen shkencëtarët e dëgjuar nga vendi dhe të rinjtë tanë të kenë mundësi të punojnë dhe të krijojnë në Greqi».

Presidenti i Republikës, Prokópis Pavlópoulos dhe Kryetari i Demokracisë së Re, Kyriákos Mitsotákis me mesazhet e tyre uruan shkencëtarin grek për arritjet e tij.