Kryeministri Aleksis Tsipras shkon sot në Selanik, ku në pasdite do të flasë në mbledhjen e përgjithshme vjetore të Shoqatës së Industrive të Greqisë Veriore (SBBE).

Në fjalimin e tij, kreu i qeverisë pritet t’i referohet zhvillimeve në ekonomi dhe perspektivave që hapen për bizneset, pas daljes së vendit nga memorandumet më 20 Gusht 2018 si dhe në kuadrin e Ekspozitës Ndërkombëtare të Selanikut, i cili do të hapë dyert e saj më 8 Shtator. Vendi i nderuar këtë vit janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Z.Tsipra nga qyteti i Selanikut do të shkojë në Londër, ku në datën 10 Qershor do të marrë pjesë në «Procesin e Berlinit» për Ballkanin Perëndimor. Është fjala për një nismë, që ka marrë kancelarja gjermane Angela Merkel dhe është hera e parë që Greqia ftohet për të marrë pjesë në të.

Nga Londra, kryeministri Aleksi Tsipra do të shkojë në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin e Lartë të NATO-s dhe do të shoqërohet nga ministri i Jashtëm, Níkos Kotziás dhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Pános Kamménos.

Ndër çështjet që do të diskutohen në Samitin e NATO-s është dhe ajo e ftesës për Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Për këtë arsye pritet të shkojë në Bruksel dhe kryeministri i vendit fqinj, Zoran Zaev.