Kryeministri Aleksis Cipras viziton Portugalinë në datat 1 dhe 2 Dhjetor, për të marrë pjesë si vëzhgues në takimin përgatitor të Partisë Socialiste Evropiane, që do të zhvillohet sonte, me temë kryesore e ardhmja e BE-së dhe arkitektura e re e Eurozonës, në kuadrin e Samitit të Lartë të BE-së, i cili do të zhvillohet në mes të muajit Dhjetor.

Në takim do të përfshihen ndër të tjera, çështjet e reformave në Eurozonë dhe çështjet e politikës së kohezionit të BE-së.

Z.Cipras gjithashtu do të ketë një takim me kryeministrin portugez António Costa, ku do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi i vendeve të Jugut, ndërsa në takimin që do të ketë të Shtunën (2 Dhjetor) me Komisionerin Evropian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici do të diskutohen dhe çështje lidhur me Greqinë, të tilla si progresi i programit dhe vlerësimi i tretë i tij.